MENU
klinika

Nga jugu në veri, PS siguron 8 qarqe! PD pëson rritje, ndërsa LSI…

Rezultati paraprak i zgjedhjeve! Shpërndarja e deputetëve në çdo qark!

27.04.2021 - 09:41

Kur kanë mbetur më pak se 20% e kutive të votimit për t’u numëruar, Partia Socialiste kryeson në 8 qarqe, ndërsa Partia Demokratike në 4. Në krahasim me 4 vite më parë, PD ka pësuar rritje ne disa zona, ndërsa LSI ka rënë.

deputetetetet

Deri tani ka përfunduar numërimi në qarkun e Kukësit, ku PD siguroi 2 mandate, ndërsa PS 1.

VOTAT E KUKËSIT

PS-13856
PD-24071

Një tjetër qark ku ka përfunduar numërimi i votave është Dibra, ku Partia Demokratike mori 3 mandate dhe PS 2. Pa deputet ka mbetur LSI.

VOTAT E DIBRËS

PD-29020
PS-28742

Në Gjirokastër, ku ka përfunduar numërimi Partia Socialiste ka marrë 3 mandate, ndërsa PD vetëm 1. Edhe në këtë qark LSI nuk ka marrë dot mandat.

VOTAT E GJIROKASTRËS

PS-24531
PD-13971

Ndërkohë numërimi vazhdon edhe në qarqet e tjera, por duket se nuk do të ndryshojë rezultatin final.

Në Shkodër PD ka siguruar 5 mandate. PS ka rënë me një mandat nga viti 2017, duke marrë 3 deputetë. Surpriza është PSD, e cila siguroi 2 mandate. Ndërsa LSI mbeti me 1.

VOTAT E SHKODRËS

PD- 47209
PS-30296
PSD- 16342
LSI- 10102

Edhe në Lezha ka mbetur një QV pa u numëruar, por mandatet janë vulosur. PD 4 deputetë dhe PS 3. Edhe këtu LSI nuk merr asnjë mandat.

VOATA E LEZHËS

PD- 33914
PS- 27109

Në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste nuk arriti të marrë dot mandatin e 9, ashtu sic e kishte objektiv. Partia Demokratike merr 6 deputetë. Ndërsa LSI asnjë mandat.

VOTAT PËR ELBASANIN

PS- 85690
PD-57563

Në Berat kanë mbetur edhe 2 QV pa u numëruar, por PS ka marrë 5 mandate, duke i “rrëmbyer” 1 LSI, e cila në këtë qark mbeti pa deputet. Ndërsa PD ka marrë 2.

VOATAT E BERATIT

PS-41924
PD-22803

Edhe në qarkun e Fierit, PS ka marrë 9 mandate, PD 6 dhe LSI 1 mandat deputeti. Edhe pse kanë mbetur dy QV për tu numëruar, rezultati nuk pritet të ndryshojë.

VOTAT E FIERIT

PS 91283
PD 64496
LSI 12291

Në Vlorë Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate, ndërsa PD 4. Ndërsa LSI asnjë mandat.

VOTAT E VLORËS

PS 58845
PD 32067

Në qarkun e Korçës, mandatet janë ndarë mes PS dhe PD, socialistët kanë siguruar 6 deputetë, ndërsa demokratet 5.

VOTAT E KORCËS

PS 60543
PD 50479

Edhe Tirana, qarku me më shumë mandate kryesohet nga PS me 18 deputetë, PD 15, LSI 2 dhe 1 mandat PSD.

Në këtë qark janë numëruar 909 QV nga 1243.

VOTAT E TIRANËS

PS 164293
PD 131207
LSI 20159
PSD 9776

Në Durrës janë numëruar 365 QV nga 481. PS ka siguruar 7 mandate, PD 6 dhe LSI 1.

VOTAT E DURRËSIT

PS 57023
PD 47441
LSI 7302

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN