Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit dhe rrjedh nga një familje patriotësh.
Ati dhe xhaxhai i të atit (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhëhoqën mijëra kryengritës kundër reformave të tanzimatit. Mic Sokoli udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Ai u shqua për strategji, gatishmëri dhe për trimëri.
Beteja e parë në të cilën mori pjesë Mic Sokoli, ishte ajo e vitit 1855 në moshën 16-vjecare. Këtu, arriti të rrëmbente flamrin (kush kishte flamurin udhëheqte luftën) dhe nxori nga rrethimi luftëtarët malësorë, duke shpartalluar forcat malazeze.
Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz. Më pas, në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivovës, nga ku dhe ra heroikisht.
Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimës (prill 1881), kundër forcave osmane të Dervish Pashës, kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri dhe krenari.
Mic Sokoli veproi në Prizren ku u mor nën mbrojtjen e Ymer Prizrenit e pasi vrau një tuxhar turk shumë të pasur, u zhvendos në Pejë, në shtëpinë e Haxhi Zekës. Këtu, Mici bëri atentate tjera ndaj funksionarëve dhe ushtarëve turq. U detyrua dhe u largua në mal, në moshën 18-vjecare, në komiten e Gjetë Bukoshit, ku e mori Sulejman Vokshi. Atje mësoi për artin ushtarak dhe jetën në mal, por edhe u shqua si trim i rrallë dhe udhëheqës në beteja të shumta.
Mic Sokoli pati rol të madh në Lidhjen e Prizrenit, ku udhëhoqi njësi të mëdha ushtarake dhe kishte nam për kapjen e spiunjëve, qe ishte bërë tmerri i spiunëve dhe të dërguarve, të cilët dilnin nga konsullatat e fuqive të mëdha dhe i bënin dëme lidhjes shqiptare.
Mic Sokoli ishte komandant i gardës së Lidhjes që përbëhej nga 3,000 malsorë kalorës, kishte gradën kapedan (Gjeneral). Mori pjesë në betejen në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, pastaj u dërgua në kufirin verior të Shqipërisë (veri të Kosovës, Tregu i Ri etj), ku ndaloi bandat serbe për të hyrë në territorin e Kosovës. Më pas, u dërgua në Malësinë e Madhe.
Siq u tha më sipër, Heroi i popullit, Mic Sokoli, jashtëzakonisht u shqua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë. Mori pjesë në luftrat në Plavë, Guci, Hot, Grudë, Tuz, Gjakovë, Prizren, Prishtinë (ku me rastin e çlirimit të Prishtinës nga turqit, Mic Sokoli me 3,000 malësorë sulmoi në befasi turqit duke depërtuar nga malet e Germisë) Gjilan, Shkup (ku edhe u plagos), si dhe në Ferizaj.
Në betejën e Slivovës, në prill te vitit 1881, kur pa se luftëtarëve të Lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehtë, përmes të cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashës, Mic Sokoli kreu nje akt trimërie të rrallë: Kur e pa se nuk kishte mundësi i vetëm të vriste luftëtarët që operonin topin, atëherë i vuri gjoksin topit, ku edhe mori shumë plagë. Kjo i kishte tmerruar turqit, kur heroi kishte filluar të shtynte topin drejt greminës, atëherë tuqit nga frika shkrepën topin, ku ra heroikisht Mic Sokoli.
Shumë këngë i ngriti populli Mic Sokolit, dhe figura e vepra e tij ndezë gjakërat dhe kujton kohët e lavdishme të Lidhjes shqiptare për bashkim të tokave shqiptare.
Mic Sokoli n’dy tagana
rruga e mar i ka than nana
te luftosh bir per Shqipni
nkoft nevoja me ty vi
mos le t’huj ti ktu me hi
Mic Sokoli ni fjal po e flet
po i thot nanes ti mir mbec
Pa u farit malsia krejt
nuk hyn ktu as krajl as mbret
Sylejman Krasniqi shkroi romanin e papërsëritshem “Mic Sokoli” i cili u nderua me cmimin e Republikes, ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri gjoksin topit të armikut, pikturë që u nderua me shumë çmime. Emrin e Mic Sokolit e mbajnë shoqeri artistike, shkolla te nryshme etj etj. Ai vdiq pe te mos u harruar kurre.
Mici ra heroikisht në moshën 42-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit, trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmor duke luftuar për Bashkim Kombëtar dhe quhet Tahir Sinani.
Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.