MENU
klinika

"Shahu, është jeta"

Legjendari, Garry Kasparov!

13.04.2021 - 14:01

          Kasparov, njihet si një nga shahistët më të mirë, të të gjitha kohërave. Ai lindi më 13 prill 1963, në Baku, ish-republikën sovjetike të Azerbajxhanit, me babain hebre dhe nënën armene. Garry filloi të luante shah që në moshën 6-vjeçare. Pas vdekjes së të atit, ndoqi kurse të posaçme me Aleksandër Nikitin dhe Mikhail Botvinnik. Në moshën 12-vjeçare, Kasparov provoi se ishte vërtet i zoti dhe doli kampioni sovjetik për të rinjtë. Më pas, në 1985, fitoi titullin ndërkombëtar, si kampioni më i ri botëror i shahut në histori./Konica.al

Gjeniu sovjetik i shahut theu rekord pas rekordi, duke e mbrojtur titullin pesë herë, përfshi një numër të konsiderueshëm lojrash kundër Anatoly Karpov, rivalit të tij më të fortë. Ndeshjet e tyre epike i gozhduan shkikuesit buzë karrigeve, duke u shndërruar në një nga eventet më spektakolare të lojërave në histori. Kasparov, i njohur për stilin e pamëshirshëm në lojë, qëndroi kampion bote i padiskutueshëm prej vitit 1985 deri në 1993. Ai ka fituar po aq “Oskar shahu”, sa edhe aktori më i mirë si “Titanikut” James Cameron – njëmbëdhjetë. Mjeshtri i madh i shahut theu rekordin historik të vlerësimit të Bobi Fisherit në 1990, ndërsa i tiji mbeti i pathyer deri në 2013. Në vitin 1992, pasi u grind me Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), krijoi Shoqatën e Mjeshtrave të Mëdhenj, shoqatë e lojtarëve profesionistë. Në 1993, ai mundi Nigel Short, një tjetër lojtar i përjashtuar nga FIDE, gjatë kampionatit paralel botëror të organizuar nga shoqata e tij. Në vitin 1996, Kasparov vendosi të sfidojë një kompjuter shahu të ndërtuar me porosi, i njohur si “Deep Blue”. Kasparov doli fitues në raundin e parë midis njeriut dhe makinerisë. Gjatë revanshit, pasi inteligjenca e makinës ishte përmirësuar, Kasparov u dorëzua në raundin e fundit të ndeshjes, lojë me gjashtë raunde, duke i dhënë kështu fitoren “Deep Blue”. Në vitin 2000, ai u mund nga Vladimir Kramnik, ish-studenti i tij, dhe u tërhoq përfundimisht në 2005 për të hyrë në politikë. Duke mbështetur Mihail Gorbaçovin dhe Boris Jelsinin në vitet 1980 dhe 1990, ai qe kundërshtar i ashpër i Vladimir Putinitit, madje në 2005 krijoi Frontin e Unifikuar Qytetar, i cili bashkoi kundërshtarët e Putinit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. I konsideruar lojëtari më i mirë i shahut, Garry Kasparov u burgos për një kohë të shkurtër në prill dhe nëntor 2007./Konica.al

Dikur shahisti legjendar amerikan Bobi Fisher, u shpreh: “Shahu, është jeta”. Kush më mirë se shahisti ende në jetë mund ta komentojë këtë thënie, për të cilin, sporti është mbi të gjitha një proces vendimmarrjeje, që zbatohet si para tabelës së shahut, ashtu edhe në jetë. Ai ishte numri 1 i botës në shah, për më shumë se njëzet vjet.

“Makineritë nuk e njohin të mirën dhe të keqen, vetëm probabilitetet. IA (inteligjenca artificiale) reflekton paragjykimet tona. Të ankohesh për të, është si të ankohesh për një pasqyrë. Etika e saj, nuk mund të jetë më e mirë se ajo e krijuesve të saj. Sigurisht, ne ende mund të bëjmë korrigjime, prandaj njerëzit duhet t’i kontrollojnë këto sisteme. IA nuk është as armiku ynë dhe as kërcënim. Jemi ne, njerëzit, që kemi monopolin e mendimit negativ. Sa për ata që shqetësohen për robotët vrasës dhe “Terminatorët”, ata janë të mirë vetëm për filmat e Hollivudit. Tani për tani, ata nuk ekzistojnë”, – shprehet Kasparov./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjeniu me sindromën e Aspergerit

Bobi Fisher, shahisti i të gjitha kohërave


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit