MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me pacientët?

Mbyllet Spitali Covid-4 në Tiranë, do të qëndrojë në gatishmëri

09.04.2021 - 11:28

Pas rënies së numrit të Urgjencave të koronavirusit, është vendosur mbyllja e Spitalit Covid-4 në Tiranë.

Spitali Covid-4 do të jetë në gatishmëri në rast se rëndohet sërish situata, raporton “News 24.

Ndërkaq, mësohet se pacientët që kanë qenë deri më tani te ky spital, do të transferohen te Covid-1 dhe Covid-3.

80 pacientë janë aktualisht në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, si dhe 80 pacientë të tjerë ndodhen te Covid-2. Vendimi i sotëm vjen një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik, që vendosi vijimin e të njëjtave masa anti-Covid edhe për dy javët e ardhshme.

Në javët e para të muajit prill kanë ndodhur mesatarisht 8 fatalitete në ditë, ndërkohë që ka rënë edhe numri i urgjencave. Spitali Covid-4 u hap pas plotësimit të kapaciteteve të tre strukturave të tjera dedikuar koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasada e SHBA: Shumë e rëndësishme të respektohen masat!

“Ka qenë një javë e vështirë, por lajmi i mirë është…”

Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’