MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Mendësia e re ekonomike

30.04.2021 - 16:57

Antón Costas: “Hay márgenes empresariales elevados para subir salarios e  invertir en tecnología” | Economía | EL PAÍS

Anton Costas/

Përgjatë historisë, shteteteve iu duhet kohë për ta rikonsideruar të shkuarën, për të menduar të ardhmen e për të ndryshuar. Këto periudha njihen si epokat e ndryshimit të mendësisë.

Epoka të cilat përkojnë me krizat e mëdha ekonomike, gjatë të cilave lind nevoja e një mentaliteti të ri. Pra, krizat iu ngjajnë menteshave përmes të cilave shtetet kalojnë nga një kapitull i historisë së tyre në tjetrin.

Sot, sërish, laboratori i ri i botës është Uashington-i,  jo Pekini.

Jo të gjitha krizat ekonomike e kanë këtë fuqi, pra fuqinë e transformimit të mentalitetit. Për shembull, kriza e vitit 2008 nuk na e ndryshoi mendësinë. Hulumtuesit e fushës ende nuk e kanë të qartë se cilat elemente kanë fuqinë për të transformuar.

John Rawls sugjeron se krizat që kanë fuqinë të na hedhin  hi syve e të mos mendojmë në të ardhmen, këto lloj krizash na bëjnë gjithashtu që të priremi më shumë drejt ndryshimit të mentalitetit.

Kriza e cila nuk na lejon që të dimë me kthjelltësi nëse do jemi të varfër apo të pasur, të sëmurë apo të shëndetshëm, nëse do të mund t´i edukojmë fëmijët tanë, të gjitha këto pasiguri do na bëjnë që të ndryshojmë mentalitet.

Pandemia që po jetojmë e zotëron këtë virtyt.

Në të tilla situata, shtetet vrasin mendjen se cili do jetë fari i botës në këtë situatë në gjysmën e shekullit XXI? Zakonisht përgjigja është, ¨Ky shekull i përket Kinës¨. Dinamizmi i Kinës në teknologji, zhvillimi, aftësia për të nxjerrë nga varfëria miliona njerëz, zhvillimi i klasës së mesme; qartësisht janë shenja të suksesit. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara janë në rënie dhe pabarazia vetëm rritet frikshëm. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Europën. Ndaj lufta duket sikur është ndarë në dy sisteme të mëdha: sistemi i ri autoritar kinez dhe i vjetri, modeli demokratik, liberal, perëndimor. Nëse nuk do ta merrnim parasysh progresin social, Kina do ta kishte fituar me kohë betejën. Kina do ishte shembulli për t´u ndjekur nga shumë shtete.

Por duhet të tregojmë kujdes ndërsa shkruajmë për rënien e demokracisë. Oscar Wilde do të thoshte: ¨Lajmet mbi rënien e demokracisë ekzagjerohen¨. Me ardhjen në pushtet të Joe Biden, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish laboratori i botës.

Emërtimi laborator i botës u bë i famshëm nga John Maynard Keynes në vitin 1933, kohë kur depresoni i Madh i viteve tridhjetë , depresion social dhe ekonomik po bëntë kërdinë në shoqëritë perëndimore, demokratike.

John Maynard Keynes udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për ta parë nga afer eksperimentin amerikan. John i shkroi ¨dishepujve¨ të tij që laboratori i botës është Uashington-i dhe jo Moska.

Sot sërish, laboratori i botës është Uashington-i, jo Pekini. Koha do na tregojë se si administrata e Biden po e ndërton mentalitetin e ri ekonomik, duke besuar në të ardhmen e vendit të tij. I druhem shumë Europës e cila nuk do të veprojë njësoj dhe do t´i zhysë qytetarët nëpër sakrifica te panevojshme e politikisht të rrezikshme.

*Anton Costas është ekonomist i mirënjohur. Ai jep mësim në Universitetin e Barcelonës, së fundmi drejton dhe Këshillin Ekonomik të Spanjës. Autor i disa kërkimeve shkencore dhe kontribues në La Vanguardia.

Artikulli u shqipërua nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Covid-19 e infektoi botën me shpejtësi...

Si do ta mbajmë mend vitin e pandemisë?

BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

Letërsia shqipe në këndvështrimin e një hispaniku


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Çfarë është më e dobishme se arti e letërsia?

Intervista e Ignacio Morgado

Zbulesa e neuroneve

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Pesimizmi i të rinjve

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Të jetosh është e jashtëzakonshme”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“E bukura” ku strehohet?