MENU
klinika

“Në terren 50 skuadra për të ndjekur…”

Mesazhi i ambasadorit të BE Soreca në ditën e zgjedhjeve: Jemi pranë shqiptarëve

25.04.2021 - 07:36

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me një mesazh në faqen zyrtare në Facebook thotë se ndërsa shqiptarët zgjedhin sot parlamentin e ri që do i qeverisë në 4 vitet e ardhshme, “BE-ja 🇪🇺 qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë 🇦🇱 në ditën e zgjedhjeve”.

Sipas Sorecës, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE dhe Zvicrës kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.

Mesazhi në rrjetet sociale:

#DitaeZgjedhjeve

Qytetarët shqiptarë votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare 🇪🇺 dhe #Zvicrës 🇨🇭 kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.

#BE-ja 🇪🇺 qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë 🇦🇱 në ditën e zgjedhjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nesër fituesi të administrojë fitoren pa eufori, humbësi pa panik"

Ruçi voton tek Liceu Artistik: Sot është dita e qytetarëve, jo e politikanëve