MENU
klinika

‘Dilni votoni masivisht’

Mesazhi i kryetarit të PD Lulzim Basha pasi hodhi votën: Sot është dita e Shqipërisë

25.04.2021 - 08:10

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi sot pak para orës 9 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Në hyrje të qendrës së votimit, Basha takoi me grusht një grup qytetarësh, e mediat të cilave u uroi një ditë të mbarë.

Basha ishte i shoqëruar me votues për herë te parë.

Në mesazhin e tij për mediat, kryedemokrati bëri thirrje për shqiptarët që sot të dalin e tëvotojnë masivisht.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, ditë historike, dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët, të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj për fëmijet tuaj , familjen, vendin, kombin.

Sot është dita të dilni e të votoni masivisht, të bëni me votën tuaj të mundur të ardhmen që dëshironi.

Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht votoni.

Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në praninë e votuesve për herë të parë në lagjen ku kam lindur e jam rritur, i bëj thirrje cdo vajze e djali, dilni votoni masivisht. Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për Kushtetutën dhe Shqipërinë në Europë”

Voton Presidenti Meta: Ja mesazhi para kutisë së votimit