MENU
klinika

Serie A, Java 31

Mungon Ibra, Milan kalon me vuajtje Genoa-n

18.04.2021 - 13:29

Milan bën detyrën në shtëpi ndaj Genoa-s, duke fituar 2-1. Një fitore jo e lehtë për kuqezinjtë, por që mban brenda objektivave, duke ngushtuar në 8 pikë me Interin e vendit të parë.

Është zhbllokuar në minutën e 13-të ndeshja. Kanë qenë kuqezinjtë që kanë goditur të parët me Ante Rebic. Kroati ka mposhtur Perin me një goditje të mrekullueshme. Miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 37-të me Destro-n. Ish-ylli i kuqezinjve ka përtuar nga një përgjumje e Tomori-t dhe ka mposhtur me lehtësi Donnarumma-n.

Milan është kthyer në avantazh gjatë një goditje nga këndi në minutën e 68-të. Scamaça, një nga objektivat e Milan në merkato, ka realizuar një autogol qesharak. 2-1 për Milan. Ishte ky gol vendimtar për tri pikët e Milanit.