MENU
klinika

4 ekipe nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova

Nis Liga Unike e Basketbollit, hidhet shorti i çerekfinaleve

02.04.2021 - 14:58

Merr udhë Liga Unike. Kampionati i përbashkët i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të nisë me 6 prill. Në zyrat e Ligës Unike është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të kësaj gare, ku do të kemi ndeshje shumë interesante.

Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit janë Teuta, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ballafaqohen Vllaznia nga Shkodra me Pejën, kurse do të kemi edhe derbin kosovar në këtë ligë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, skuadra që ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku triumfuan prishtinasit.

Në çerekfinale do të kemi edhe derbin shqiptar ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës, kurse çifti i fundit çerekfinal është mes Rahovecit dhe Teutës nga Durrësi. Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me atë D dhe fituesi i Grupit B me atë C.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

E martë

16:00 Vllaznia-Peja

19:00 Rahoveci-Teuta

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)

19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama “bekon” ligën mes Kosovës e Shqipërisë

Liga Unike e Basketbollit, dallëndyshja e parë