Para disa ditësh Britney Spears reagoi për herë të parë për dokumentarin shokues “Framming Britney” përmes një postimi në Instgaram. Ajo tregoi se ka qarë për 2 javë pasi është ndjerë e turpëruar nga ato çfarë ka parë në dokumentarin për jetën e saj.
“Nuk e pashë dokumentarin, por nga ajo pak që pashë u ndjeva e turpëruar nga ajo që nxorën… qava për dy javë dhe ende qaj ndonjëherë. Bëj çfarë mundem me anën time shpirtërore duke u përpjekur që të ruaj lumturinë time! Kërcimi më sjell gëzim! Unë nuk jam këtu për të qenë perfekte, perfeksioni është i mërzitshëm, unë jam këtu për të përcjellë mirësi”, është shprehur artistja.
Mirëpo së fundmi është aluduar se Britney Spears nuk i bën vetë postimet në rrjete sociale dhe rrëfimin për dokumentarin ja ka shkruar dikush tjetër. Këto pretendime i ngriti ish-grimieri i saj, Billy Brasfield, i cili u shpreh se Britney i kishte treguar me një mesazh në celular se nuk e kishte bërë ajo postimin në lidhje me dokumentarin.
Por Brtney nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe ka treguar se ajo shkruan vetë gjithçka që poston në Instagram.
“Unë nuk flas me grimierin. Unë i shkruaj vetë postimet e miia. Nuk e di se më kë flet ai, por unë nuk flas me Billy B.”, është shprehur këngëtarja në një prononcim për TMZ.