MENU
klinika

Daçiç i përgjigjet Edi Ramës

“Nuk e di kë ke parë, Shqipërinë e madhe apo Serbinë e madhe”

21.04.2021 - 09:12

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq ka folur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që tha se e ka parë hartën që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkan, raporton Gazeta Express.

Daciq ka thënë se nuk e di se çka ka parë Rama, Shqipërinë e madhe apo Serbinë e Madhe, shkruan Tanjug.

“Ne qëndrojmë për Marrëveshjen e Dejtonit, duke ruajtur integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë e tre popujve dhe dy entiteteve dhe ne jemi kundër krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi gjithashtu për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, e cila nuk është ‘e thyer’ nga ndonjë akt ndërkombëtar “Kosova nuk është njohur as nga Kombet e Bashkuara dhe as nga BE,” tha Daçiç në një intervistë me Al Jazeera.

Në atë kontekst, ai gjithashtu komentoi mbi mundësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se nuk është e qartë për të se si hapet hapësira për negociata nëse Prishtina refuzon Marrëveshjen e Brukselit./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas takimit Kosovë-Shqipëri

Daçiç ka dy fjalë për Edi Ramën

Përmbledhja ditore e rajonit

Vazhdon mbështetja amerikane për Kosovën

Përmbledhja ditore e rajonit

A ka dyshime në marrëveshjen Kosovë-Serbi?