MENU
klinika

Cila kryeson

Numërohen mbi 1 milionë fletë, ja sa vota kanë grumbulluar PS, PD, LSI dhe PSD

26.04.2021 - 19:37

Në të gjitha KZAZ-të  e vendit janë numëruar 3405 kuti votimi nga 5199 që janë në total.

Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhje së bashku me votat e kandidatëve të pavarur në total janë numëruar 1.014806 vota, janë shpallur të pavlefshme 54 mijë e 929 vota.

Partia Socialiste ka marrë deri tani 491294 ose 48.85 %, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 394864 vota në të gjithë vendin, e thënë ndrysh 39.26%. Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të grumbullojë 68810 vota ose 6.84 për qind, kurse partia e katërt në renditje Partia Socialdemokratike ka marrë  22145vota ose 2.2 %.

Ndërkohë që procesi i numërimit po vijon rregullisht, pas hapjes së më shumë kutive do të përditësohen edhe të dhënat duke nxjerrë një rezultat më të qartë.