MENU
klinika

KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së

Numëruesi i katërt në zgjedhje i mbetet LSI-së, vendimi

06.04.2021 - 11:30

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, ka rrëzuar kërkesën e PDIU-së për anëtarë në grupin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Kësisoj KAS la në fuqi vendimin që numëruesi i katërt të jetë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e tij. Tryeza e numërimit do të ketë dy anëtarë të Partisë Socialistë, një anëtar të Partisë Demokratike dhe një anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përfaqësuesi i PDIU-së kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së duke theksuar se vendimi është në kundërshtim me ligjin.

“Ne jemi parti parlamentare, kjo ka qenë pika kur komisionari ka është bazuar për të ndryshuar pikën e këtij vendimi. Kërkojmë ndryshimin e vendimit, si vendim në kundërshtim me ligjin dhe PDIU të marrë pjesë në shortin e anëtareve të numërimit” , tha ai.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri