MENU
klinika

Protokoll sigurie!

OSCAR me maska

19.04.2021 - 14:30

        Organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, kanë zbuluar disa prej masave të sigurisë dhe protokolleve që do të jenë në fuqi gjatë evenimentit triorësh.

Ata kanë siguruar se po marrin të gjitha masat, për t’u siguruar që të gjithë të nominuarit dhe pjesëmarrësit të jenë të sigurtë, ndërsa maskat mbrojtëse do të luajnë një rol të rëndësishëm.

Organizatorët Jesse Collins, Stacey Sher dhe Steven Soderbergh, kanë shpjeguar se protokollet për covid-19 do të integrohen në ceremoninë që mbahet më 25 prill.

Soderbergh dhe Sher, të cilët, punuan në filmin “Contagion” nga viti 2011, ishin veçanërisht të përshtatshëm për rolin e organizatorëve në kushte të tilla, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme, që kërkonte punë afatgjatë me epidemiologët.

“Jemi vërtet të lumtur që kemi mundur ta bëjmë këtë film së bashku, 10 vjet më parë, kur takuam disa nga epidemiologët kryesorë në botë, të cilët u përfshinë dhe na këshilluan” – ka deklaruar, Sher.

“Kemi pasur shumë përvojë. Kjo industri ka marrë drejtimin në krijimin e protokolleve për kthimin e sigurt të njerëzve në punë dhe dimë si t’u qasemi situatave si kjo” –  është shprehur, Soderbergh.

Ata theksuan, se e gjithë situata në lidhje me organizimin e sigurisë së ngjarjes “ishte tepër fleksibël” në një përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve për sa i përket kapacitetit dhe zhvendosjes së njerëzve dhe afatit kohor, për sa kohë ata mund të qëndrojnë në vende të caktuara, duke shtuar se, nuk ka asnjë mundësi që “dikush të jetë në rrezik”.

“Shpresojmë të kombinojmë protokollet e sigurisë me ngjarjen, që do të jetë pasqyrë e asaj që do të jetë e mundur kur shumica e njerëzve vaksinohen” – ka shtuar Sher.

“Maskat, do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në darkën festive. Kjo temë, është thelbësore për mbrëmjen” – ka thënë Soderbergh, pa shpjegime të mëtejshme lidhur me pyetjen sesi do të mbahen maskat.

Ndarja e çmimeve “Oscar” do të mbahet më 25 prill, në dy vende – Union Station në Los Angeles dhe “Dolby Theatre” në “Hollywood Highland Center”, me pjesëmarrjen nga vende të tjera ndërkombëtare përmes lidhjeve të drejtpërdrejta.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit