MENU
klinika

"Ka nevojë të bëhen sqarime shtesë"

Osmani: Mini-shengeni nuk është Jugosllavi e re

24.04.2021 - 10:29

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se për projektin e Mini-shengenit, ka nevojë të bëhen sqarime shtesë, në mënyrë që të binden të gjitha shtetet për përfitimet nga liberalizimi tregtar në kuadër të tij.

Ministri Osmani, duke folur për kritikat në drejtim të këtij plani, ka thënë se ai nuk do të jetë një mini-Jugosllavi e re.

Sipas tij, ky projekt do të jetë mjet drejt qëllimit final, që është inkuadrimi në tregun e Bashkimit Evropian.