MENU
klinika

Premier League, Java 33

Pa Mourinhon dhe pa Kane, përmbys Tottenham

21.04.2021 - 19:59

Tottenham është rikthyer te fitorja menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos. Spurs përmbysën në shtëpi 2-1 Southampton, në një ndeshje ku mungoi edhe kapiteni Harry Kane. Tottenham beson ende për një vend në kupat e Europës.

Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favor të Southampton. Ishte Ings që ka ndëshkuar Tottenham me një aksion të befasishëm. Pas pak minutash miqtë mund të kishin shënuar edhe të dytin, ishin minuta apatatie për vendasit.

Spurs futen më të vendosur në pjesën e dytë, por goli do të vinte në minutën e 60-të. Është Gareth Bale ai që u jep barazimin të tijve. Megjithatë, vendasit lënë hapësira prapa, gjë që nuk shfrytëzohet nga Shenjtorët.

Për të ardhur në minutën e 75-të, kur Son përmbys shifrat. Por goli i koreano-jugorit anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje. Megjithatë, 2 minuta para fundit do të ishte Son që do të shënonte golin e fitores, pas një penalltie që u dha pas ndërhyrjes së VAR.