MENU
klinika

Vaksinat kineze dhe ruse

Palmer: Zgjedhja i takon Shqipërisë, nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme

06.04.2021 - 17:50

Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer ka folur për vaksinat në Shqipëri dhe zgjedhjen që ka bërë qeveria e Ramës për të marrë prodhimet ruse e kineze.

Palmer thotë se zgjedhja i përket Shqipërisë dhe se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme. Ai thekson se Shqipëria po mundohet për popullin e saj duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.

‘’Kina dhe Rusia po përdorin një diplomaci tjetër. Edhe Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve’’- tha Palmer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN