100 vjet më parë, çeli punimet Parlamenti i Parë Shqiptar
Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri, zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 nisi punimet Këshilli Kombëtar, PARLAMENTI i parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.
21 prilli i 100 viteve më parë, ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 të para, morën pjesë 56 deputetë që formonin shumicën e deputetëve të ardhur!
Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë më ‘Pallati Mbretëror’ dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”.
Në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit. Ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare, si: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilë Mosi.
Parlamenti i parë shqiptar, 1921: Fotografia e realizuar nga Kel Marubi
Nga e majta në të djathtë, emrat sipas rreshtave:
1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.
2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri.
3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.
4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.
5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.