MENU
klinika

Nga Angelina Jolie e deri tek Justin Bieber...

Personazhet VIP që nuk kursehen në bamirësi

25.04.2021 - 06:30

Nga Angelina Jolie e deri tek Justin Bieber ka kaq shumë personazhe publikë që kanë dhuruar për ata që kanë më shumë nevojë. Disa nga donacionet e tyre janë të lidhura ngushtë me fondacione dhe organizata botërore që sigurojnë se paratë do shkojnë atje ku duhet.

Angelina dhe Brad Pitt kur ishin bashkë hapën fondacionin ‘Jolie –Pitt’ që ishte në funksion të zgjidhjes së krizave globale. Çifti dhuroi plot 1 milion dollarë në këtë fondacion.

Beyonce po ashtu ka provuar se të dhurosh është gjëja më e mirë që mund të bësh dhe fokusin e ka pasur tek padrejtsitë sociale që i shohim shpesh. Ajo krijoi organizatën ‘BeyGood’ që dha një kontribut të madh në kohën e pandemisë me ndihma dhe fokus në shëndetin mendor.

Justin Bieber së fundmi ka performuar në burgun e Kalifornisë për një grup të burgosurish dhe promovoi besimin tek Zoti me ndihmën e një pastori.

The Weeknd deklaroi në prill të vitit që shkoi se do dhurojë 1 milion dollarë për konfliktin në Etopi që po vriste mijëra persona të pafajshëm. Prindërit e këngëtarit janë nga ai shtet ndaj edhe lidhja e tij me vendin e origjinës është e veçantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN