MENU
klinika

Formula 1

Po ngrihen tribunat, gara në Monaco me tifozë

15.04.2021 - 12:34

Gara e Çmimit të Madh e Monaco në Formula 1, që zhvillohet në rrugët e Montecarlos, pritet të zhvillohet me tifozë. Kjo garë do të zhvillohet më 23 maj. Organizatorët e garës kanë nisur të vendosin tribunat anash pistës dhe shpresojnë të afrojnë deri në 50% të spektatorëve.

Kjo është një pistë qytetase, ku mjaft tifozë të Formula 1 në Montekarlo e shohin garën nga ballkonet e shtëpisë. Për momentin, organizatorët kanë nxjerrë në shitje një pjesë të biletave për këtë garë, deri në 40%, por kjo sasi mund të rritet ditët në vijim.

Gjithçka varet nga situata e pandemisë në këtë vend. Kurba e pandemisë është në ulje në çdo ditë dhe organizatorët janë shpresëplotë që për një muaj nuk do të ketë surpriza të pakëndshme.

Pista e Montecarlos është më e shkurtra në Formula 1, 3.337 km dhe zhvillohen 78 xhiro, numri më i madh. Ka kthesa shumë të forta dhe shumë pak mundësi parakalimi. Shpejtësia mesatare shkon në 200 km/orë, më e ulëta nga të gjitha pistat e Formula 1.

Është një cirkuit që do durim te pilotët dhe që shpesh vendoset nga pole position dhe strategjia në bokse me gomat. Edhe pse nuk është një garë e dashur për pilotët, për Formula 1 gjeneron shumë të ardhura dhe numri i tifozëve është gjithnjë rekord, pa llogaritur prenotimet nga jahtet luksoze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN