MENU
klinika

“Do të jem një kundërkandidat serioz”

Posti i Presidentit/ Kush është kundërshtari i Vjosa Osmanit?

02.04.2021 - 14:38

Sot në orën 16:00 pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit të Kosovës. Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidojë edhe Nasuf Bejta, i cili ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit.

Lajmin se do të jetë kundërkandidat i Osmanit e ka konfirmuar vetë Bejta, në një prononcim për Gazetën Express.

“Po, është e vërtetë që do të jem kundërkandidat. Mendoj që do të jem një kandidat shumë serioz. Së paku kështu mendoj unë”, ka thënë Bejta.

Bejta ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV-së dhe ka arritur të marrë 5 mijë e 763 vota. Më herët, ai ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimi për situatën politike

Haradinaj: Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve

Kurti: Nëse nuk e zgjedhim Presidentin, shkojmë në zgjedhje