MENU
klinika

“Opozita fiton mbi 90 mandate”

Presidenti Ilir Meta flet për sondazhet: Mos u habisin kur Rama të thotë…

19.04.2021 - 12:48

Presidenti i Republikës thotë se opozita e bashkuar do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Kreu i Shtetit, teksa komentoi sondazhet nëpër televizione u shpreh se ato janë një turp.

“Unë do të vazhdoj punën time. Unë nuk e kuptoj se syri.net nuk ka besim tek presidenti. Unë ja kam dhënë zotit Çimi edhe sondazhet që boton ti janë turp, por ai më ka thënë se janë të vërteta. Por do shohim, do të ti jap unë me letër sondazhet si janë. Por mbi 90 opozita. Ti do më thuash sa është njëra parti, por ti e di”, tha Presidenti Meta.

“Mbajeni mënd këtë, mbi 90 mandate dhe mos më detyroni t’ua them. Po mos ishte kjo situatë pse duhet të bëheshin këto çmendurira. Si mund ti thuash njerëzve do ndërpritet vaksinimi. E para duhet ta kishte siguruar me kohë, e dyta e ke për detyre. E treta mos u habisni po tha në 25 prill pse nuk votuan PS, se më parë thoshte Rilindja, por tani e ka kthyer se janë zgjedhjet dhe është kujtuar për PS, nuk ka për të dalë as dielli, sepse edhe më këtë do t’ju kërcënojnë, meqë Shqipëria preferohet se është një vend me shumë diellë”, tha Presidenti Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja pyetjet që duhet t’i bëjë prokuroria Ramës"

Meta për nxjerrjen e të dhënave: SPAK-u të nis urgjentisht hetimet!