MENU
klinika

Vendimi i Këshillit Bashkiak

“Qytetar Nderi i Vlorës”, Kushta: Më i emocionuar se kurrë!

01.04.2021 - 20:52

Sokol Kushta është shpallur “Qytetar Nderi i Vlorës”. Këshilli Bashkiak është mbledhur dje dhe ka vlerësuar legjendën e futbollit vlonjat me motivacionin:

“Për mjeshtëri të lartë sportive dhe kontribut të madh në ngritjen në majat më të larta të klubit sportiv Flamurtari dhe ekipit tonë kombëtar duke u kthyer në emblemë dhe shembull frymëzimi për sportistët dhe brezat e rinj”.

VLERËSIMET – Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Migena Balla, tha se Sokol Kushta i ka bërë krenarë të gjithë. “Ky projektvendim na bën krenarë të gjithëve pasi Kushtën e kemi edhe pjesë të Këshillit Bashkiak përpos që na ka bërë krenarë edhe për kontributin që ka dhënë ndër vite për përfaqësimin e Vlorës dhe Shqipërisë”, tha Balla.

Sokol Kusha dhe Sinan Idrizi
Sokol Kusha dhe Sinan Idrizi

KRYEBASHKIAKU – Dritan Leli theksoi se për Sokol Kushtën do të zhvillohet një ceremoni e posaçme. “Unë do kursej fjalët sot, pasi do t’i kem të përgatitura kur të bëjmë ceremoninë e dhënies së titullit.

Shpresoj që të përmirësohet situata nga pandemia dhe ta bëjmë ashtu siç Sokolit i takon, me grupin e njerëzve që e duan dhe qytetarët e Vlorës e vlerësojnë kaq shumë”, – tha kryebashkiaku.

KUSHTA – Legjenda Sokol Kushta tha se emocionet janë të mëdha, ndërsa paralajmëroi se koha do ta tregojë dobinë e tij. “Emocionet janë të mëdha. Unë zakonisht jam një njeri jo emocional.

Unë falënderoj të gjithë njerëzit edhe ata që nuk jetojnë sot, që kanë ndikuar shumë pozitivisht te karakteri im. Them se duhet të bëj akoma më shumë për qytetin dhe për njerëzit që më respektojnë. Koha do ta tregojë sa i dobishëm do jem”, – përfundoi Kushta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda kundër sindikatës së futbollistëve

“Shpërthen” Sokol Kushta: Meritojmë respekt!

Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro