MENU
klinika

"Shpërfytyrimi"

Raffaello: kryevepra e papërfunduar

15.04.2021 - 14:54

          I porositur nga një kardinal katolik për një katedrale franceze, Raffaello punoi për të deri ditën kur u nda nga jeta, më 6 prill në moshën 37-vjeçare, ndërsa piktura qëndronte (13 metra e gjatë) në kokën e arkivolit të tij.

Më 13 prill të 1520, 501 vjet më parë, kryevepra e fundit nga piktori italian i Rilindjes, Raffaello, u vendos në Vatikan një javë pas vdekjes së artistit. Në kulmin e karrierës së tij, “Shpërfytyrimi” u bë një nga pikturat në vaj, më të famshme në botë.

E pazakontë për përshkrimin në të njëjtë kohë, të dy historive të ndara nga Bibla (shndërrimi i Jezusit dhe shërimi i një djali të pushtuar, në pjesën e poshtme të pikturës), si alegoria e transformimit.

Tashmë, piktura gjendet në muzeun e “Pinacoteca” në Vatikan.

Porositur në vitin 1517 nga Kardinali Giulio de ‘Medici (i familjes Medicine Florentine), për t’u bërë shpejt Papa Klementi VII (1523-‘34), kjo vepër e artit fetar u la e papërfunduar nga Rafaelo, me vdekjen e tij në 1520.

Kjo kryevepër u përfundua nga ndihmësit e tij, Giulio Romano (1499-1546) dhe Giovanni Francesco Penni (1496-1536). Kardinali e mbajti pikturën në Romë dhe me pranimin në Papat, më 1523, ia dhuroi kishës së “Shën Pjetrit” në Montorio, Romë.

M,ë 1774, Papa i ri Pius VI (1775-99) kishte një kopje të saj, të bërë nga mozaiku dhe e instaluar në Bazilikën e “Shën Pjetrit”. Vetë piktura u plaçkit nga Napoleoni në 1797-ën dhe u dërgua në Paris, prej ku u rikthye më 1815.

Si rezultat i restaurimit të madh në vitin 1977, nga ekspertët e ruajtjes së Vatikanit, paleta e ngjyrave të Rilindjes nga Raffaello, tani është plotësisht e dukshme dhe piktura ka rifituar shkëlqimin e saj të pacenuar.

Restaurimi fashiti edhe çdo dyshim të herëpashershëm, në lidhje me autorin e pikturës. Edhe pse e papërfunduar, ajo ishte tërësisht, puna e mjeshtrit gjeni, Raffaello.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përsosmëria

Kodikët e Da Vinçit

Spektakël rrëmbimesh

Si humbën pikturat e famshme?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit