MENU
klinika

“Fushatë elektorale, bashkë me atë të vaksinimit”

Rama: Ja pse e dyta mund të dëmtojë. Opozita ka të drejtë…

03.04.2021 - 17:20

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” ka folur në lidhje me ecurinë e deritanishme të fushatës elektorale të PS-së, por edhe atë të vaksinimit kundër COVID.

Ai pohoi për gazetaren Nisida Tufa se ndihet i frikësuar nga fushata elektorale e PD-së, pasi sipas tij vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve.

PJESE NGA INTERVISTA
Si ishte mbyllja e kësaj jave, javës së parë të fushatës për ju?

Fushata elektorale për mua është këtë herë një aneks i aktivitetit, sepse për mua epiqendra e aktivitetit është vaksinimi dhe jo thjesht në sensin e vaksinimit praktik, por në sensin e punës që duhet bërë çdo ditë për të patur nga njëra anë garancinë që procesi shkon ashtu siç është verifikuar dhe në këtë rast është fat që në këtë proces në krye ne kemi ministren e Shëndetësisë, por edhe për të vazhduar të garantojmë dozat më tej. Kemi garantuar një sasi të konsiderueshme, por jo të gjithë sasinë e nevojshme dhe sa më shpejt ta garantojmë të gjithë sasinë e nevojshme aq më shumë mundësi kemi që të kryejmë shpejt gjithë procesin e vaksinimit. Kështu që, fushata është një aneks i këtij aktiviteti, por sigurisht një aneks i rëndësishëm edhe besoj që është një fushatë shumë interesante për faktin se zhvillohet në kushtet e çuditshme të mungesës së atyre formave me të cilat jemi mësuar të bëjmë fushatë. E bën interesante fakti që është një fushatë ku fjala ka më shumë peshë, pasi komunikimi është më shumë i bazuar te ato që thua dhe jo tek emocioni që krijon turma po që krijon muzika, apo gjithë energjia e ndeshjes elektorale.

Po bëni një fushatë elektorale, paralelisht me një fushatë vaksinimi anticovid, sa e ndihmon kjo e dyta të parën?
Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, për faktin se e dyta mund ta ndihmojë shumë të parën, ose mund ta dëmtojë shumë të parën dhe këtu njëra palë që jemi ne besoj që po e ndihmon këtë fushatë vaksinimi, duke u kujdesur që të zbatojmë rregullat e të mos jemi pjesë e ‘programit të infektimit’ që ka virusi. Ndërkohë që pala tjetër po bën një fushatë infektimesh për fat të keq dhe ku më rrëqethet mishi kur kam parasysh eksperiencën e tmerrshme të Malit të zi e cila ishte një nga vendet më pak të prekura, madje nisën të bëjnë edhe spote televizive ‘hajde në Mal të Zi për pushime se është covid free’ dhe me marshime ekzaktësisht të njëllojta njerëzish që harruan që në nëpër këmbë ishte hija e vdekjes, ata u kthyen në një vend me infektime të shumëfishuara dhe patën humbje të konsiderueshme jetësh nga marshuesit nëpër këto aktivitete.

Ju keni kritikuar palën tjetër, po ndërkohë në takimet tuaja elektorale, ka njerëz që kërkojnë t’ju afrohen, t’ju takojnë, sa e vështirë është t’i largoni z.Rama?
Është për të ardhur keq, por është diçka që duhet bërë. Unë i kërkoj njerëzve tanë apo shërbimeve që përfshihen për shkak të detyrës time, që të largojnë njerëzit. Shpresoj që e mirëkuptojnë këtë gjë. Bëhet për një arsye madhore dhe nuk bëhet se unë nuk kam dëshirë të takoj njerëzit, përkundrazi. Fushata gjënë më energjizuese ka pikërisht kontaktin sa më të afërt me njerëzit, por është pjesë e këtij e këtij normaliteti të ri të vitit të fundit.

Përtej kritikave për grumbullimet dhe kanosjen nga covid, a i frikësoheni fushatës së opozitës?
Unë jam i frikësuar vërtetë, dhe ata kanë të drejtë kur bëjnë deklarata që ‘Edi Rama’ është i frikësuar, por ata janë gabim kur frikën time e lidhin me faktin që ata po krijojnë një uragan që do i çojë në fitore. Unë jam shumë i frikësuar për shëndetin e atyre njerëzve që i ndjekin organizatorët. Kjo mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin e tyre, por në numrat në përgjithësi sepse po ndodh një fushatë infektimesh në të gjithë territorin, kudo ku shkon drejtuesi i opozitës krijohet një vatër infektimi dhe pastaj ai është një infektim që shpërndahet. Kjo mua më frikëson shumë. Edhe në Kosovë po shohim tani rritje numrash, që lidhen fatkeqësisht me fushatën elektorale kjo më frikëson. Kurse sa i përket ‘uraganit’, unë nuk shoh asnjë uragan, shoh vetëm përsëritjen bajate të të njëjtin film me makina me dy gishta, ‘Rama ik’, një përpjekje për të stimuluar perceptimin se këtu ka shumë njerëz. Një përpjekje që nuk ka treguar asnjëherë se është një përpjekje fituese, madje italianët kishin një shprehje shumë të bukur për fushatat elektorale, që thoshte ‘sheshet plot edhe kutitë bosh’ dhe kështu do të ndodhë edhe me opozitën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Ja pse duam një mandat të tretë

Rama: Ja pse duam një mandat të tretë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin