MENU
klinika

“Ka marrë fund kjo histori”

Rama jep lajmin e mirë për Vjosën: Nuk do ndërtohet asnjë hidrocentral

01.04.2021 - 21:57

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave për sa i përket lumit Vjosa, pas akuzave të shumta se në Vjosë do të ndërtohet një hidrocentral.

Ai tha se Vjosa është “zonë e mbrojtur” dhe asnjë HEC nuk do të ndërtohet, dhe sipas tij, kjo punë ka marrë fund.

“Zonë të mbrojtur Vjosën e kemi shpallur ne, dhe HEC-e në Vjosë nuk do ndërtohen. Se prandaj jemi në gjyqe ne, se i ka bërë Saliu. 11 HEC-e në Valbonë, 9 mundëm t’i shmangnim. Hidrocentrale në Vjosë nuk ka, por s’mund të ndalojmë agro-turizmin. Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori”, tha Rama.