MENU
klinika

Nga “Amici” te Albi Nako...

Revista prestigjoze italiane artikull për Klaudia Pepën

04.04.2021 - 10:35

Balerina e njohur, Klaudia Pepa ka zënë një vend të rëndësishëm në revistën prestigjoze italiane ‘Comsopolitan’.

Kjo e fundit i ka dedikuar një artikull të gjatë balerinës me origjinë shqiptare.

Ndërsa ka qenë vetë Klaudia që e zbuloi këtë lajm, pasi një prej miqëve të saj i tregoi për artikullin.

‘Comsopolitan’ ka shkruar për karrierën e Klaudias që prej fillesave të saj në Shqipëri e deri te fitorja në ‘Amici 2015’, e më pas karriera në Itali, ku balerina shqiptare tashmë është zhvendosur.

Nuk mbeti pa vëmendje dhe jeta personale e saj, martesa me Albi Nakon në televizon dhe më pas divorci i tyre.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka lajme të reja nga xhirimet

Fansat e “Friends” të mblidhen këtu