MENU
klinika

Vazhdon numërimi i votave

Rezultati deri tani, si bëhet shpërndarja e mandateve sipas partive politike

27.04.2021 - 06:48

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vazhdon me ritëm të lartë.


Kështu deri tani (ora 07:15) janë numëruar fletët e votimit të 4634 Qendrave të Votimit dhe rezultati është në favor të Partisë Socialiste me 48.7%, e ndjekur nga PD me 39.4%, LSI me 6.9%.

Në këtë zgjedhje forcë e katërt politike ka dalë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë deri tani 2.2%.

PS-668975 vota
PD-541431 vota
LSI-94973 vota
PSD- 30549 vota

Nëse këto rezultate i përkthejmë në mandate, PS merr 72, PD 59, LSI 6 mandate dhe PSD 3.