MENU
klinika

Look-u i një dive!

Rihanna shpenzon mijëra dollarë vetëm për një palë xhinse!

04.04.2021 - 10:26

Kur mundet, pse jo? Ndonjëherë (ose gjithmonë), Rihanna ia bën qejfin vetes me shpenzime të kripura siç ishte blerja e fundit.

Këngëtarja është shfaqur si një divë e vërtetë në daljen e fundit publike, teksa kishte veshur një palë xhinse me pendë në fund të tyre nga ‘Tom Ford’ për ‘Gucci’, që i kanë kushtuar sa qimet e kokës.

Doni të dini sa? Ok, po jua tregojmë. Xhinset e RiRi-t kanë kushtuar plot 15,462 dollarë!

Çmenduri apo jo? Epo, të jesh Rihanna kërkon shpenzime!

Këngëtarja njihet për jetën e saj të shtrenjtë, teksa së fundmi kanë qarkulluar në rrjet edhe pamje të rezidencës së saj 13.8 milionë dollarëshe në Beverly Hills.

“Shtëpia moderne prej 7,600 metrash katrorë përmban pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo”, sipas “Dirt.com”.

E ndërtuar në vitet 1930, rezidenca ishte dikur në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “I Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon. Mësohet se në vitin 2016, kjo shtëpi iu shit për vlerën 4.3 milionë dollarë investitorit dhe sipërmarrësit Daniel Starr.

Në këtë zonë janë edhe artistët më në zë si McCartney, Mariah Carey dhe Madonna.

 

Së fundmi pandemia Covid-19 ka ndikuar negativisht në biznesin e Rihannës. Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN