MENU
klinika

Hapësira ajrore shqiptare po monitorohet nga…

Rikthehen në punë disa nga kontrollorët e AlbControl!

09.04.2021 - 10:45

Disa prej kontrollorëve të trafikut ajror të AlbControl janë rikthyer në detyrë. Siç raporton News24, aktualisht hapësira ajrore e Shqipërisë po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë.

Ndërkohë që mësohet se AlbControl është në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.

Trafiku ajror në Shqipëri u bllokuar për dy ditë, pas grevës së kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën për shkak të uljes së pagave. Ndërkohë, sot në aeroportin e Rinasit u rikthye normaliteti, pasi filluan edhe fluturimet për pasagjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shoqërua në lidhje me protestën e kontrollorëve të trafikut ajror

Lirohet ish-drejtori i Aviacionit Civil