Sipas burimeve të informuara në industri, thuhet se Samsung së shpejti mund të prezantojë një tabletë me një ekran fleksibël.
Gjiganti i Koresë së Jugut “Samsung”, siç shkruan LetsGoDigital, dërgoi një kërkesë për regjistrimin e markës tregtare Galaxy Z Fold në Zyrën e Bashkimit Evropian.
Regjistruar kështu në Evropë, marka Galaxy Z Fold mund të përdoret për telefona inteligjent dhe tabletë.
Dhe pikërisht për shkak të tabletës, sipas disa burimeve, Samsung mban emrin e dhënë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Samsung lëshoi telefonat inteligjent Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip të pajisur me një ekran fleksibël. Galaxy Z Fold 3 dhe Galaxy Z Flip 3 pritet të dalin në treg në vitin 2021.
Mbani në mend se pajisja e parë në familjen e re mund të jetë një pajisje me një ekran fleksibël mjaft të madh që mbivendoset në dy vende në të njëjtën kohë.
LetsGoDigital vëren se, ka shumë të ngjarë, marka Galaxy Z do të jetë në përdorim me prapashtesën Tab, për të treguar një klasë të re të tabletave fleksibël në segmentin premium.
Në këtë rast, modeli Galaxy Z Fold Tab mund të bëhet përfaqësuesi i parë i një serie tabletash fleksibël.