Bisedë e thellë në studion e ABC News
Sazan Guri: Në Shqipëri vetëm Puka ka 60 shpella. Njeriu që erdhi në to, 25 mijë vjet para Krishtit, ishte kur ndodhi ftohti i madh, virusi e tërmeti. Racat njerëzore u zhdukën. Nuk u përshtaten dot me këtë të ftohtë Homo Erektusi, Australopiteku dhe Neandertali, ai që është në ëndërr. Se ai u quajt kështu nga këta që ngelën…
Enkel Demi: Pse Neandertali është në shqip “në ëndërr” ë?
Sazan Guri: Në shqip, ai në ëndërr, ai që e panë Homo Sapiensat bashkëkohorë.
Okultizmi, pseudologjia dhe anti-shkenca âsht thjesht “normalja” jonë: e bythëprapta e ulun kambkryq midis neve. Mbase nuk kemi degë lokale të “Flat Earth Society”, por kemi zotni Sazanin me 13 mijë ndjekës gojëhapun.
Nëse shkolla sot nuk e ka monopolin e dikurshëm të burimit të vetëm dijedhánës, misioni i saj i pamundun duhet me qenë të paktën me thadrue sensin e nji kriteri përzgjedhës mbi atë çka âsht racionale dhe atë që nuk âsht. Sepse robi i perenisë e gjan LOGOSIN veç në momentin kur memoria bahet përzgjedhëse
Nga Sali Mehmeti, marrë nga faqja e tij personale në Facebook