MENU
klinika

Zgjidhja e çdo problemi janë maskat me...

Sekretin e bukurisë e paskemi patur gjithë kohën në kuzhinë

25.04.2021 - 07:10

Kujdesi për fytyrën është pjesë shumë e rëndësishme e ritualit të mirëmbajtjes për çdo femër, por jo më pak të përjashtuar duhet të ndihen meshkujt. Në artikullin e sotëm Living ju propozon dy maska 100% natyrale, të cilat eliminojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe e ushqejnë atë. Sekreti i tyre qëndron tek përdorimi i sodës së bukës.

1.Maskë me kanellë, sodë buke, mjaltë dhe limon për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës
Përbërësit : 2 lugë çaji sodë buke, një lugë çaji kanellë, 1 gjysmë limoni i shtrydhur dhe 5 lugë çaji mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homogjene. Vendoseni mbi fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kanella ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore që parandalojnë shfaqjen e njollave në lëkurë dhe ndihmojnë në reduktimin e akneve dhe poreve të bllokuara. Ndërkaq mjalti ka efekt antioksidues dhe i jep butësi fytyrës.

2.Maskë me sodë bukë dhe qumësht
Në një enë shtoni dy lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë gjelle me qumësht. Përzieni të dy përbërësit derisa të formohet një maskë. Më pas me ndihmën e një sfungjeri të butë përhapeni në lëkurën e fytyrës, e cila duhet të jetë paraprakisht e njomur. Lëreni mbi fytyrë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të blloshëm. Kjo maskë i rikthen elasticitetin e munguar lëkurës falë sasisë së lartë të mineraleve dhe vitaminave që përmban qumështi, të cilat ndihmojnë në shtimin e prodhimit të kolagjenit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hulumtimet e fundit tregojnë gjithçka!

Sa kafe në ditë janë ilaç për mëlçinë tuaj?