MENU
klinika

BBC: Pamje e paharrueshme

Sfidon “Familja gatuan së bashku”

28.04.2021 - 15:05

       Një familje e re kineze teksa përgatit një vakt në shtëpi dhe një atmosferë e gëzueshme: është kjo, fotografia fituese e çmimit të madh të fotografisë për ushqimin.

Li Huaifeng shpallet Fotografi i Ushqimit për Vitin 2021, për shkprepjen e titulluar “Taste” – “Shije”, realizuar në Licheng, Shanxi.

“Kjo fotografi, ka një teknikë të jashtëzakonshme në përdorimin e dritës dhe përmbajes”, thotë themeluesja dhe drejtore e çmimeve, Caroline Kenyon.

“Por, çfarë e ngre atë në nivelin e rëndësisë historike është thellësia e tregimit dhe emocionit. Pamja tregon për një vit izolimi dhe jetese brenda katër mureve, duke jetuar në komunitete të vogla të familjes së ngushtë. Këtu, skena është veshur me dashuri. Një shkrepje e jashtëzakonshme, që tregon në mënyrë të përsosur se fotografia nuk ka nevojë për shumë punë, për të qenë e shkëlqyeshme ose e paharrueshme”.

“Pamje si kjo, të mbeten në mendje” – tha ajo.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit