MENU
klinika

Moment...

“Aksidente të lumtura” – fotografia e Vigan Nimanit

25.02.2020 - 14:05

Një prezantim ndryshe i fotografive u paraqit mbrëmë, në ambientin e Kino Armatës, ku pas paraqitjes të të gjitha fotografive në ekran, fotografi Vigan Nimani bashkë me regjisorin Ilir Hasanaj, të ulur në mes të skenës, përballë publikut, komentuan të gjitha fotografitë me rend, duke krijuar kështu një dialog me atë se çfarë artisti kishte tentuar të shpalosë para publikut e dashamirësve të artit, raporton KultPlus.

Nimani, duke qenë se ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në pikturë, pas pikturës kishte filluar të merrej edhe me fotografinë. Për publikun e pranishëm, ai shpalosi më në detaje sesi e kishte nisur këtë rrugëtim.

“Unë, fotografinë e kam filluar si projekt gjatë vitit 2009, kur kam nisur të fotografoj ndërtesa. Në esencë nuk kam pasur tendencë ndaj fotografisë, por e kam përdorur vetëm si studim dhe me kalimin e kohës, filloi të më pëlqejë shumë. Kështu nisa të fotografoj me shumë qejf”.

shkollat e dhomat, në të cilat vërehej pothuajse një koncept i njëjtë. Personazhi nëse ishte në objekt ishte i vendosur gjithmonë në mes dhe kjo sipas Nimanit nuk kishte ndodhur me qëllim, por në shumë raste ishte rastësi.

“E kam pasur të qartë që nga fillimi se çfarë dua, por këto, do të thoja se nuk i planifikoj, këto ndryshe i quaj edhe aksidente të lumtura”, – shtoi tutje ai

Ngjyrat që më së shumti ishin përdorur në shumicën e fotografive, ishin e gjelbra dhe e kuqja, por nuk mungonte edhe koleksioni me ngjyrat bardhë e zi. I pyetur edhe nga Iliri, se pse këto dy ngjyra dhe pse koleksioni me fotografi bardhezi, Nimani tregoi se që të dyja këto ngjyra i pëlqejnë dhe nuk mund t’i dallojë nga njëra-tjetra.

Në shumë raste syri i Nimanit, i trajnuar si në pikturë ashtu edhe në fotografi, e kishte thyer perfeksionin e tij. Sipas tij, fotografitë që ai i ka bërë janë shumë intuitive. Nuk kanë ndonjë rregull specifik, madje disa në prezantimin e tij duken edhe joreale. Këtë, ai e pëlqen shumë.

Është pjesë shumë intiutive, unë vetëm nga një fotografi bëj, nuk provoj më. Kam dëshirë kur në fotografi ndodhë diçka si montazh, që nuk duket reale, por që është në të vërtetë fotografi. Kjo më pëlqen shumë, sepse është më ndryshe”, – deklaroi Nimani. Prezantimi shkoi me të qeshura dhe në komunikim me publikun, pasi edhe ata u përfshinë në tërë këtë diskutim mbi fotografitë.

Në shumë raste, Nimani nuk kujtonte momentet që i kishte bërë këto fotografi në vite të ndryshme, por pikërisht kjo tregonte se arti i tij është i veçantë dhe kjo e bën atë, një artist më origjinal, pasi në këto raste luan rol vetëm momenti.

Vigan Nimani, ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, mes viteve 2002-2006. Ai ka ekspozuar punët e tij në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Hollandë. Solo-ekspozita e tij e fundit, ishte “Properties of the Undeveloped“, në Galerinë “Motrat” të Prishtinës, në vitin 2017. Pos pikturës, si medium kryesor artistik, Nimani, gjithashtu merret me fotografi dhe muzikë; ai është pjesë e bendit Tetris. Për momentin, jeton dhe punon në Prishtinë.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit