Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit të qytetarëve në rajon, ku shihet se Shqipëria zë vendin e parë. Sipas Ramës, nuk ka nder më të madh për të se udhëheqja e kësaj lufte.

“#KrenarpërShqipërinë🇦🇱
Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shkruan Rama.

Në grafik thuhet se vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, përfshi këtu Turqinë, ndërkohë që në vend të dytë renditet Kroacia.

Nga ana tjetër Kosova është e parafundit, para Bosnjë Hercegovinës.

foto galeri