MENU
klinika

"Fushata e vaksinimit të BE-së ka qenë një katastrofë..."

Si kriza e vaksinave Covid-19 po e vë Bashkimin Europian në rrezik?

05.04.2021 - 16:11

Fushata e vaksinimit të BE-së ka qenë një katastrofë, shkruan MonyWeek. Komisioni Europian  bleu vaksinat e gabuara, në sasi të gabuara dhe nuk arriti të investojë në rritjen e prodhimit. Statistikat e bëjnë të qartë se sa keq ka shkuar i gjithë procesi.

Ndërsa Britania e Madhe ka vaksinuar mbi gjysmën e popullsisë së rritur të paktën me një dozë, e ndjekur nga SHBA-ja, vendet kryesore europiane si Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania janë ende me më pak se 10%.

Kështu që ndërsa infeksionet, dhe më e rëndësishmja, vdekjet dhe shtrimet në spital po ulen në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, Europa po kthen një tjetër bllokim. Kjo do të thotë që ekonomitë do të mbyllen për më gjatë nga se pritej.

Izraeli është hapur dhe po ndiqet nga SHBA-ja dhe Britania të cilat do të fillojnë të kthehen në normalitet këtë muaj.

Dyqanet, restorantet dhe palestrat do të mirëpresin përsëri klientët. Nga ana tjetër, Gjermania, Franca dhe Italia po vendosin kufizime të reja, që do të thotë se recesioni do të zvarritet për të paktën tre muaj të tjerë, dhe qeveritë do të duhet të marrin më shumë borxhe.

Prodhimi i humbur do të rikuperohet pasi virusi të vihet nën kontroll, por borxhi do të mbetet përreth.

Bashkimi Europian gjithashtu i ka bërë dëm të madh reputacionit të tij.

Paniku rreth furnizimit me vaksina dhe fakti që ka bllokuar kompanitë që të eksportojnë, mund të bëjë që çdo prodhues të pyesë veten se çfarë mund të ndodhë me linjat e tyre të prodhimit në rast urgjence dhe mund të arrijë në përfundimin se BE nuk është më një vend i sigurt për të investuar.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, tani me siguri nuk është në gjendje të drejtojë përmes ndonjë programi të ri. BE-së i duhet të rikthejë programin e saj të vaksinimit në rrugën e duhur.

Kjo gjë ka ndikuar drejtëpërdrejtë edhe në politikë. Në Francë, është e vështirë të shohësh Emmanuel Macron të rifitojë zgjedhjet pranverën e ardhshme nëse ai nuk menaxhon mirë situatën e shkaktuar nga Covid-19.  Në Itali, Mario Draghi mund të mos mbijetojë gjatë gjithashtu.

Europa është gati të kalojë një vit pasigurie të fortë politike. Tashmë është rajoni më pak tërheqës në botë për investitorët dhe kriza e vaksinave e ka përkeqësuar perceptimin për të.

Rikuperimi mund të zgjasë me vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Është shmangur një rrezik i vogël, por...

Gabimi trashanik që po bëhet me vaksinat