MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj nëse vuaj nga çrregullimet e ankthit?

28.04.2021 - 10:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj nëse vuaj nga çrregullimet e ankthit?

Mjeku: Secili mund të ketë periudha rasti që preket nga çrregullimet e ankthit, por në rastet kur këto çrregullime vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë ky është një problem që duhe të shqetësoheni.

Sipas mjekëve ekzistojnë disa lloje të çrregullimev të ankthit, përfshirë këtu:

Çrregullimin e përgjithshëm të ankthit
Çrregullimin e panikut
Çrregullimet e ankthit të lidhura me fobinë.
Studiuesit besojnë se çrregullimet e ankthit mund të burojnë nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë dhe këto çrregullime ankthi trajtohen zakonisht përmes një larmie ndërhyrjesh, duke përfshirë psikoterapinë, mjekimin ose një kombinim të të dyjave.

Ndërsa çrregullimet e ankthit shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar dhe përcaktohen nga një diagnozë e saktë nga mjekët e shëndetit mendor, ka shenja dhe simptoma të zakonshme që mund t’i dalloni vetë.

Ja disa prej tyre:

Shqetësim shumë i madh
Vështurësi me gjumin
Frikë irracionale, nëse keni frikë shumë të madhe për një ngjarje apo objekt të caktuar, tregon që keni fobi mbi atë ngjarje/objekt dhe fobia është një nga format e çrregullimit të ankthit
Dhimbje muskujsh
Frikë kur jeni vetëm
Fajsimi i vetes për situatat që ju ndodhin
Panik
Ndjenja sikur do të ndodhë diçka e keqe nga momenti në moment
Nëse vëreni këto simptoma tek vetja ose tek një person i afërt, konsultohuni patjetër me mjekun

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazh nga një baba i penduar

“Po nuk shpëtoi vajza, vras veten!”