MENU
klinika

Sulmi për yllin e PSG-së

Skenari i Real Madrid për të marrë Mbappe

10.04.2021 - 12:47

Një nga temat më të nxehta në këtë merkato vere duket se do të jetë Kylian Mbappe. Real Madrid do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të PSG-së.

Ylli francez preferohet më shumë se Haaland në “Santiago Bernabeu”. Siç raportohet nga “AS”, 22-vjeçari i PSG është zgjedhja e parë e Florentino Perez dhe Zidane.

Presidenti i “Los Blancos” synon të ndërhyjë në skuadër dhe është gati për një goditje të madhe, duke marrë një lojtar jo vetëm të fortë, por edhe të përshtatshëm për lojën e Zidane. Për më tepër, francezi deri më tani ka refuzuar propozimet e rinovimit të PSG dhe kontrata e tij pritet të skadojë më 2022.

Haaland mbetet nën vëzhgim, por marrëdhënia midis Real Madrid dhe Raiolës nuk ka qenë kurrë idilike. Sidoqoftë, nuk mund të përjashtohet që PSG ta mbajë Mbappé edhe pa rinovim, me Perez gati për ta marrë falas verën e vitit 2022, por me një pagë më të lartë dhe bonus nënshkrimi.

Një skenar tjetër i mundshëm është rinovimi i francezit me PSG, për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2022 në një mjedis të njohur, por duke përfshirë një klauzolë lirimi për më tej.

Më në fund, për sa i përket pagës, Reali nuk do t’i arrinte 36 milionë euro në vit, sa kërkon Mbappe nga klubi aktual, por një shifër afër asaj që fiton sot (21 milionë euro).

Në këtë rast, Real Madrid do të hiqte dorë nga një pjesë e 50% të të drejtave të imazhit, që të bardhët zakonisht i mbajnë për vete. Ndërkohë, vetë Mbappe nuk ngutet, po bën mirë në fushë dhe po e udhëheq skuadrën drejt lavdisë, sidomos në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN