MENU
klinika

Zhvillimet e fundit

Shpërbëhet Super League, ikin klubet angleze

20.04.2021 - 23:48

Pas zyrtarizimit të Manchester Cityt, që largohet nga Super League Europiane, edhe 5 klubet e tjera angleze e kanë bërë fakt të kryer. Kompeticioni i ri thuajse shuhet ende pa nisur.

Liverpool, Manchester United, Manchester City, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal kanë njoftuar edhe zyrtarisht se nuk do të jenë garë e Super League, duke hequr dorë nga plani i tyre fillestar.

Përmes një postimi në uebfaqet e tyre zyrtare, të gjitha klubet e Anglisë njoftuan që kanë bërë prapaktheu. Madje, klubi i Arsenal u kërkoi falje tifozëve të tyre, duke u thënë se nuk do ta përsërisin një gabim të tillë më.

Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i 3 klubeve spanjolle (Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid) dhe 3 klubeve italiane (Inter, Milan dhe Juventus). Megjithë këtë presion dhe të ngelur në minorancë, me siguri do të tërhiqen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN