MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 28

Teuta hakmerret dhe mban kreun, Laçi nuk fal

18.04.2021 - 17:00

Kategoria Superiore ka mbyllur dy ndeshjet e fundit tw javws 28-tw. Teuta është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Skënderbeu i hoqi pak ditë më parë finalen nga duart, por bregdetarët kanë shlyer gjithçka në kampionat.

Madje është një ish-bardhekuq ai që sjell fitore. Goli i Devi Bregut ka mjaftuar që Teuta të dalë me 3 pikët nga fusha dhe të rrëmbejë sërish kreun e renditjes.

Ndërkohë në krahun tjetër Laçi ka mposhtur Bylisin me shifrat 2-1. Mallakastriotët nuk kanë shfrytëzuar atë asist të djeshëm nga Partizani, për t’ju afruar edhe më shumë Kastriotit në renditje. Kurbinasit zgjidhën ndeshjen në vetëm dy minuta.

Në minutën e 54’ Deliu zhbllokon rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Prenga shënon golin e fitores. Bylisi kundërpërgjigjet shumë vonë. Penalltia e konvertuar në gol nga Ndreca në sekondat e fundit nuk mjafton për të dalë me pikë nga ky takim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN