MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 28

Vllaznia luan “tenis” në Fier, kap Partizanin në krye

18.04.2021 - 13:58

Vllaznia ka vijuar me ecurinë pozitive. Pas kalimit në finale të Kupës, shkodranët fituan 6-0 në Fier përballë Apolonisë dhe marrin kreun provizor së bashku me Partizanin.

Kuqeblutë shënuan nga 3 gola për secilën pjesë loje. E hapi Da Silva në 15’, dyfishoi Dilaver në 2e’, ndërsa Hoxhaj në 26’ e mbylli pjesën e parë në 0-3. Por miqtë nuk do të ndaleshin këtu.

Në të dytën, është sërish Da Silva që realizon në 52’, duke cuar shifrat në 0-4. Risia e kësaj fitoreje të thellë (me e thella e sezonit) ishte goli në 82’ nga Tim Brdaric, djali i trajnerit të Vllaznisë. Në 90’ ka vend edhe për një tjetër gol të Hoxhajt, që ngjitet në kuorën e 11 golave, 2 më pak se shënuesi më i mirë, Eze i Kukësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN