MENU
klinika

Kategoria e Parë

Korabi befason Burrelin, kreun e merr Dinamo

17.04.2021 - 14:06

Dinamo i është rikthyer vendit të parë në Kategorinë e Parë për të afruar edhe më tepër Superioren. Kryeqytetasit nuk kanë gabuar përballë Vorës së vendit të katërt duke fituar në shifrat 2-1.

Da Silva shënoi golin e parë në minutën e 25, ndërsa Djiëjiëa dyfishoi rezultatin në të 47. Miqtë ngushtuan shifrën me Keqan, por pa arritur që t’i prishin punë Dinamos.

Gëzimi është dyfish te kryeqytetasit që ndihen si të kenë marrë gjashtë pikë pasi nga krahu tjetër Burreli që mbante vendin e parë në “Play Offin” e Kategorisë së Parë është mundur 0-1 nga Korabi.

Goli i vetëm është shënuar nga Paplekaj që në minutën e 7 për ta ndezur më tepër luftën për kreun.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak