MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 29

Tirana surprizon Teutën, Partizani në krye me “poker”

24.04.2021 - 17:00

Vllaznia dhe Partizani marrin kreun e Superligës pas javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Të Kuqtë fituan 4-0 në “Air Albania” ndaj Kukësit dhe duke përfituar nga humbja 0-2 e Teutës në Durrës kundër Tiranës, marrin kreun bashkë me shkodranët.

Partizani shënoi nga dy gola për secilën pjesë loje, duke dominuar totalisht ndaj Kukësit, që ka dalë nga cdo objektiv në këtë fazë të katërt. Goli i parë erdhi nga Jasir Asani në minutën e 40. Në versionin e Lionel Mesit, futbollisti i Partizanit dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit.

Vetëm dy minuta më vonë Hakaj do të katapultonte krosimin te Cinari për të gjetur edhe golin e dytë. Me Kukësin që ishte tërësisht i dorëzuar, Junior dhe Mala përmbyllën spektaklin.

Nga krahu tjetër Tirana arriti që të mundte Teutën në shifrat 0-2 duke e larguar nga kryesimi i Superiores. Në minutën e 78-të Seferi do të gjente rrjetën, por arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Tiranës.

Në atë moment ka pasur edhe shumë polemika pasi loja duhej të lihej në avantazh. E si për të përmbyllur diskutimet mendoi Batha që dërgoi topin në rrjetë me ekzekutimin e saktë. Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Hoxhallari me një ekzekutim klasi që do t’i conte shifrat në 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN