MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 29

Vllaznia merr kreun provizor, ngec Laçi, Bylis vuan për 3 pikë

24.04.2021 - 14:00

U luajtën tri nga ndeshjet e javës së 29-të të Superiores. Kujtojmë se ky “stacion” i garës do të kompletohet me dy supersfidat, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana, që do të startojnë në orën 16:00.

Vllaznia ia ka dalë të fitojë me përmbysje në shtëpi, duke marrë tri pikë tepër të çmuara dhe kapur kreun për momentin, me një pike më shumë se durrsakët.

Në “Loro Boriçi” ka kaluar i pari në avantazh Skënderbeu, me anë të Berishës, por nuk ka vonuar shumë barazimi. Kësaj here ka qenë Dejan Shehi, që ka tundur rrjetën kundërshtare, dy minuta më vonë.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa e dyta nisi mbarë për kuqeblutë, që gjetën golin e dytë dhe të epërsisë me Dilaver, në minutën e 53-të.

Në Kamzë nuk ka pasur gola, pavarësisht luftës së fortë sportive dhe nevojave jetike të skuadrave për pikë. Laçi i Duros ndalet ndaj krutanëve, duke u zhbilancuar edhe më tej në garën për kreun dhe titullin

Në Ballsh, Bylis ka fituar në frymën e fundit, 1-0, përballë Apolonisë. Antoni realizon për vendasit, që në minutat e fundit luajtën me 1 lojtar më pak. Tri pikë me shumë vlerë për ballshiotët në luftën për mbijetesë.

Kategoria Superiore, java e 29-të

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-1

Golat: Shehi 27’, Dilaver 53’ / Berisha 25’

KASTRIOTI-LAÇI 0-0

BYLIS-APOLONIA 1-0

Golat: Antoni 91′

PARTIZANI-KUKËSI (16:00)

TEUTA-TIRANA (16:00)