MENU
klinika

"Urrejtja të mposhtet nga dashuria"

Tiranë: Besimtarët katolikë festojnë Pashkët në Katedrale

04.04.2021 - 11:41

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot George Frendo, në fjalën drejtuar besimtarëve katolikë bëri thirrje që urrejtja të mposhtet nga dashuria. Votoni për të mirën e përbashkët, u shpreh ai lidhur me zgjedhjet.

Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall! Me këtë urim besimtarët katolikë në Shqipëri kremtojnë të dielën, (04.04) për të dytin vit Pashkët Katolike në kushtet e pandemisë Covid-19. Ndryshe nga vitii i kaluar, kur ritet u zhvilluan pa praninë e besimtarëve për shkak të karantinës, sivjet besimtarët mbushën katedralet e tyre dhe ndoqën Meshën e Shenjtë. Rituali fetar i kremtimeve nisi në pasditen e djeshme, (03.04) për të respektuar masat kufizuese dhe orën policore, që nis në orën 20.00 të mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Për besimtarët katolikë Pashkët janë simboli i fitores së të mirës mbi të keqen, kujtesa simbolike e ringjalljes së  Krishtit pas Kryqëzimit dhe mposhtjes prej tij të vdekjes. Në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, rituali filloi me ndezjen e zjarrit në oborrin e Katedrales, që simbolizon largimin e të keqes, vuajtjes, dëshpërimit dhe triumfit të jetës.

Albanien Katholische Ostern in Covid- 19 Pandemiezeiten

Arkipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot George Frendo, në fjalën e tij drejtuar besimtarëve katolikë bëri thirrje që “urrejtja të mposhtet nga dashuria për njëri-tjetrin, hakmarrja të ꞔarmatoset, mosmarrëveshjet të shndërrohen në mirëkuptim”. “Drita që lind sot jam i bindur se do të ndezë edhe më shumë shpresën dhe kurajën në zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari, për të mposhtur të keqen, me besim tek Zoti.”theksoi ai.

Vota e 25 prillit – për të mirën e përbashkët

Arkipeshkvi, Imzot George Frendo solli në vëmendje të besimtarëve katolikë që kremtimi i Pashkëve të sivjetme bëhet tri javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. “25 prilli është një ditë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, që duhet të zgjedhë ata që do ta përfaqësojnë në parlament. Votën e tij të lirë gjithkush ta përdorë për të mirën e përbashkët”, tha mbrëmë ( 03.04) Imzot George Frendo.

Ai u bëri thirrje kandidatëve për deputetë “të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze pa sharje të karaktetit personal apo familjar, të mos përdorin një fjalor që nuk nxit respekt për profesionin fisnik të politikanit” apeloi ai.

Albanien Katholische Ostern in Covid- 19 Pandemiezeiten

Arkipeshkvi Metropolitan Frendo iu drejtua rinisë së Shqipërisë që “të mbajë gjallë shpresën për një të nesërme më të mirë dhe të ketë guxim për ta ndërtuar atë, ”të mos largohet por të jetojë dhe ndërtojë të ardhmen në vendin e saj.”

Urime për paqe dhe shpresë për ditë më të mira

Delegacioni i BE në Tiranë në urimet e rastit për Pashkët Katolike 2021, në median sociale uroj që ato të sjellin, ”paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditët më të mira që po vijnë”,

Ambasada e SHBA në Tiranë uroi që “Dita e Pashkëve të jetë një ditë e bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infermierët dhe të gjithë ata që këtë ditë të shenjtë po e kalojnë në vijën e parë duke luftuar COVID-19!” “Çdo ditë por sidomos sot, le të festojmë të gjithë shpresën dhe të shohim drejt fillimeve të reja!”, theksohet në mesazhin e ambasadës amerikane  në median sociale.

Albanien Katholische Ostern in Covid- 19 Pandemiezeiten

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, në Shqipëri udhëzuan paraprakisht respektimin nga besimtarët katolikë të masave kufizuese, vendosjen e maskës dhe distancimin social. Por këto udhëzime nuk u respektuan. Pjesa më e madhe e besimtarëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ishin pa maska dhe pranë njëri-tjetrit, duke rrezikuar për infektime të reja..

Numri i infektimeve të reja në Shqipëri ka filluar të ulet me vaksinimin masiv që ka filluar këtë muaj. Që nga fillimi i pandemisë një vit më parë në Shqipëri janë identifikuar 125 843 raste të infektuara me virusin Covid – 19, nga të cilat 31.095 janë aktive, 92.500 të shëruar. Numri i viktimave ka arritur në 2247 vetë. DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN