Liverpool bën një tjetër hap fals në luftën për zonën Champions. Të Kuqtë nuk shkojnë më shumë se një barazim në shtëpi 1-1 ndaj Newcastle. Dy barazime radhazi dhe Liverpool mbetet në vend të gjashtë.
Ndeshja është zhbllokuar pas vetëm 4 minutash lojë. Të Kuqtë kanë kaluar në avantazh me Mohamed Salah. Egjiptiani ka befasuar portierin me një goditje të bukur brenda zonës së rreptësisë. Pjesa e parë përfundoi 1-0.
Miqtë barazojnë me anë të Wilson në minutën e 92-të, por për fat të mirë të të kuqve, goli anulohet sepse kishte një prekje të topit me dorë nga ana e shënuesit. Gjithsesi, miqtë nuk dorëzohen dhe në 96’ barazojnë me anë të Willock. Dy pikë të lëna për të kuqtë, që do të ndikojnë në luftën për Champions.