MENU
klinika

Premier League, Java 33

Everton nxjerr jashtë Europe ekipin e Arsenalit

23.04.2021 - 22:00

Everton ka fituar 1-0 ndeshjen kundër Arsenal, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League. Sfida e luajtur në Emirates Stadium është vendosur nga një gafë e portierit Leno në minutën e 76-të.

Numri një i Arsenal-it ka devijuar në portën e tij, në mënyrë të pabesueshme, një gjuajtje të lehtë të Richarlison. Kjo fitore e ka ndihmuar skuadrën e Carlo Ancelotti-t në kuotën e 52 pikëve, vetëm tri larg zonës Champions. Topçinjtë mbeten në vendin e 9-të me 46 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN