MENU
klinika

Premier League, Java 33

Mbrëmja e përmbysjeve, City prek titullin

21.04.2021 - 22:13

Mbrëmja e sotme në Premier League ishte e përmbysjeve. Pas Tottenham, edhe Manchester City e bëri këtë dhe po në shifrat 2-1, me ndyshimin e vetëm që të besuarit e Guardiola-s luanin në transfertë ndaj Aston Villa-s.

Pjesa e parë ka dhuruar thuajse gjithcka: Një gol flash, një përmbysje dhe një karton i kuq direkt. McGinn ka kaluar në avantazh vendasit pas 20 sekondash lojë. E pabesueshme se si në kaq pak sekonda mbrojtja e Cityt u kap e papërgatitur.

Sitizens kanë barazuar me Foden në të 22-ën dhe ka përmbysur në të 40-n me Rodrin, por ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Stones pas një ndërhyrje të frikshme. Me kaq mbyllet fraksioni i parë.

Në të dytën, futbollisti vendas Cash në harkun kohor të 3 minuta (54’ e 57’) merr dy kartonë të verdhë dhe për pasojë barazohen ekuilibrat në fushë. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në fund, por miqtë ruajtën avantazhin dhe tashmë e shohin veten më pranë titullit, kur mbeten edhe 5 javë nga fundi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN