MENU
klinika

Deklarata e kryetarit të kuvendit të Kosovës

“UÇK është pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës”

18.04.2021 - 10:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. 

Glauk Konjufca deklaroi  se sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë.

“Pa sakrificën dhe rënien e dëshmorëve s’do të ishte e mundshme liria e popullit tonë. As shtetësia e as pavarësia. Kështu që sa të ketë gjallë komb shqiptarë, ata do të nderohen e respektohen gjithmonë”, tha ai.

Tutje Konjufca shtoi se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe e kombit tonë është lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe kombit tonë është lufta jonë çlirimtare e UÇK-së dhe rënia e mbi 2 mijë e 500 dëshmorëve, rënia e 14 mijë martirëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, prandaj lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur pritet të mbahet seanca për qeverinë?

U zgjodh kryetar Kuvendi/ Glauk Konjufca mesazh Osmanit